Foto ilustruese

Kavajë, gjendet një i mbytur në det në zonën e Qerretit! U pikas nga peshkatarët

27 Qershor 2020, 09:12| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 09:26

  • Share

KAVAJË- Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit.

Kanë qenë peshkakatarët që kanë pikasur trupin e pa jetë, i dyshuar i mbytur aksidentalisht. Ka qenë ora rreth 08:00, teksa nuk dihet ende identiteti i tij.

" Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?