Kavajë/ I vuri zjarrin stallës së bagëtive të kushëririt në Golem, arrestohet 25-vjeçari

6 Shtator, 09:37| Përditesimi: 6 Shtator, 10:08

  • Share

Kavajë- Një 25-vjeçar banues në Golem është arrestuar pasi dyshohet se i vendosi zjarrin stallës së bagëtive të kushëririt në Golem. I riu është identifikuar si Edison Ajazi.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën një objekt njëkatësh, sipërfaqja e tokës përreth dhe ushqimi i bagëtive. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?