Kronikë

Kavajë/ Kultivuan kanabis në tetë miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj, dy të arrestuar! Sekuestrohen 20 mijë euro (EMRAT+VIDEO)

20 Qershor, 10:17| Përditesimi: 20 Qershor, 10:33

  • Share

Kavajë- Dy persona kanë rënë në prangat e uniformave blu pasi kishin kultivuar bimë kanabisi në 8 miniparcela (gjithsej 1200 bimë) në kodrat e fshatit Lekaj (pranë depos së ujit të këtij fshati).

Të arrestuarit janë identifikuar si Durim Mema dhe Armend Hoxha, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 20000 euro, 1000 fara kanabisi, 1 armë sportive dhe municion.

Nga pamjet e siguruara nga blutë shihet se si dy të arrestuarit janë kapur 'mat' nga droni te miniparcelat.

Lënda narkotike u asgjësua nëpërmjet procesit të djegies.

"Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lekaj”, u kapën në flagrancë 2 shtetas, të cilët kishin kultivuar 1200 bimë narkotike në 8 miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj (pranë depos së ujit të këtij fshati).

Konkretisht, u vunë në pranga shtetasit D. M., 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj dhe A. H., 36 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Berat. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K., për të cilët, për shkak të hetimit, nuk jepen të dhëna të tjera.

Në kuadër të këtij operacionit u kryen kontrolle në disa banesa dhe ambiente, prej të cilave u sekuestruan 20000 euro, 1000 fara Cannabisi, 1 armë sportive, municion dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pjesë e bimëve narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Po punohet me intensitet të lartë, për të kapur shtetasit e shpallur në kërkim, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore këtë veprimtari kriminale", informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?