Foto ilustruese

Kavajë/ Morën peng një 17-vjeçare dhe e dhunuan, në pranga 2 të rinj nga Peqini

21 Shtator 2022, 14:32| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 14:54

  • Share

KAVAJË- Një vajzë 17-vjeçare është marrë peng dhe është dhunuar fizikisht ditën e djeshme dhe për këtë ngjarje kanë rënë në pranga dy të rinj nga Peqini, të cilët kryen krimin në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Të arrestuarit janë një 32-vjeçar me iniciale A.D. dhe një 18-vjeçar me iniciale A.H.

Dy të rinjtë morën peng vajzën, duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim, ku dhe e kanë dhunuar fizikisht, ndërsa gjatë kontrollit fizik të 18-vjeçarit, u gjet një dorezë metalike (përforcues grushti), që dyshohet se ai mund ta kenë përdorur në dhunimin e 17-vjeçares.

Ata akuzohen për veprat penale"Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje", të kryera në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?