Kavajë- Policia e Kavajës ka nisur hetimet për dy persona të cilët një ditë më parë ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se Rrushdi Saraçi dhe Fatmir Kamberi dyshohet se e vendosën zjarrin për djegien e mbeturinave, por si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën edhe dy sipërfaqe toke në pronësi të tyre
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasve R. S. dhe F. K., të cilët dyshohet se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dy sipërfaqe toke në pronësi të tyre.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 66 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe dhe F. K., 70 vjeç, banues në fshatin Luz i Madh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Komente
