Gjak, ushqime, vrima plumbash, e një rrëmujë si një 'skenë lufte', kanë mbetur pas nga ngjarja që tronditi Kavajën mëngjesin e sotëm. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, ka hyrë brenda ambienteve të banesë së 30 vjeçares, Marsida Qatja ku ish i dashuri i saj, Dritan Haxhollin 41 vjeçar,u vra nga polici i burgut të Durrësit, Bledar Toçi.
Ne vendin e ngjarjes janë ende të freskëta provat e konfliktit të armatosur që ndodhi brenda banesës. Një pellg gjaku ka mbetur pas derës kryesore të banesës, ku u vra Dritan Haxholli.
Ndërkohë në banesë janë gjetur, mbetje cigaresh, birra, dhe pluhur që dyshohet të jetë kokainë.
Lajmi kryesor:
Skenë lufte brenda apartamentit në Kavajë ! Ish-i dashuri vritet pasi e gjen 30-vjeçaren me 3 meshkuj
b.ha.//ReportTv.al