Kronikë

Kavajë/ Nënat takojnë pas shumë muajsh fëmijët në shkollën e riedukimit! Avokatët: Të kthehen takimet në burgje

2 Qershor 2021, 12:02| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 12:17

  • Share

KAVAJË- Puthje e përqafime me mall...kështu u karakterizua takimi i prindërve të fëmijët e tyre të mbyllur në shkollën e riedukimit në Kavajë. 1 qershori mundësoi edhe takimin mes prindërve dhe fëmijëve, të cilët nuk ishin parë prej muajsh, për shkak të masave anti-COVID, për të penguar depërtimin e këtij virusi në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka publikuar pamje, ku mes të tjerave ka pasur edhe një sërë organizimesh si koncerte apo luajtje të një skene teatrale.

1622628893_1622628546Screenshot1.jpg

Momenti i takimit

Nisur nga kjo, avokatët kanë ngritur kërkesën që të lirohen masat anti-COVID edhe në burgje dhe për t'i rikthyer takimet mes familjarëve dhe personave që vuajnë dënimet në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Kjo kërkesë vjen pas përmirësimit të situatës së COVID-19 në vendin tonë, ku nga dje kanë hyrë në fuqi masat e reja që përkon me heqjen e maskës në ambientet e jashtme dhe zgjatjen e orës policore

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?