Kronikë

Kavajë/ Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari në Golem, shpallet në kërkim autori (EMRAT)

24 Qershor, 10:27| Përditesimi: 24 Qershor, 12:30

  • Share

Një 21-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Golem, ndërsa në kërkim është shpallur autori 36-vjeçar Shpëtim Dedja. I riu është dërguar në spital me dëmtime në këmbë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës te rrethrrotullimi i Golemit. Burime nga policia thonë se ka pasur një sherr të mëparshëm mes tyre. Ata fillimisht kanë debatuar dhe më pas Dedja e ka qëlluar me armë zjarri.

Policia thotë se po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

"Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim, shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës, me dëmtime në këmbë, të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.  Nga hetimet dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Sh. D., 36 vjeç, banues në Golem. Po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.", njofton policia. 

Lajm në përditësim...

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?