Foto ilustruese

Kronikë

Kavajë/ Po çmontonte skelat e ndërtimit, humb jetën 62-vjeçari në Qerret, policia shoqëron 3 persona

25 Prill, 17:45| Përditesimi: 25 Prill, 17:47

  • Share

Një 62-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në Qerret të Kavajës si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit në një pallat.

“Rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shetasi I. P. rreth 62 vjeç, i cili ka qënë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat”,-lajmëron policia.

Blutë bëjnë me dije se gjithashtu se si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehtë në këmbë një qytetar me S.H., ndërkohë janë shoqëruar në Komisariat personat që kanë qënë prezent në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punuon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 25/04/2025 18:02

    Ketu ndertimi eshte akoma si ne mesjete.Do futemi ne BE nderkohe qe vdesim perdite puntore nga kushtet e mjerueshme te punes.shteti inekzietent sepse i intereson ta mbaj gjendjen e tille

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?