Kavajë/ Po dilte nga banesa ku hyri për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

2 Shtator, 15:02| Përditesimi: 2 Shtator, 22:35

  • Share

Një 40-vjeçar nga Kavaja është arrestuar në flagrancë pasi po dilte nga banesa ku kishte hyrë për të vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në një banesë në lagjen nr. 3, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë autori me inicialet Saimir Perpalaj, i cili sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka tentuar të largohet.        

Gjatë kontrollit fizik, burrit iu gjet një mjet prerës (thikë) i cili u sekuestrua në cilësinë e provës material.

40-vjeçari akuzohet për veprat penale: ‘Dhunimi i banesës’, ‘Vjedhja, mbetur në tentativë’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?