Kronikë

Kavajë/ Po punonte në ndërtimin e një pallati, bie nga lartësia 55-vjeçari, ndërron jetë

7 Shtator 2021, 09:51| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 11:18

  • Share

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Kavajë, pasi ka rënë nga lartësia.

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 08:30, ku 55-vjeçari me inicialet  P. Gj., dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?