Kronikë

Kavajë/ Policia liron hapësirat publike: Ishin bllokuar rrugët, qytetarët i liruan me mirëkuptim

24 Korrik, 13:32| Përditesimi: 24 Korrik, 13:44

  • Share

Kavajë- Operacion për lirimin e hapësirave publike po zhvillohet edhe në qytetin e Kavajës.

Policia vendore njoftoi sot se në kuadër të aksionit të koduar “Plazhi i lirë”, shërbimet e Komisariatit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë ushtruar kontrolle në zonën urbane dhe bregdetare.

Nga kontrollet u konstatuan disa hapësira në rrugë, të cilat ishin përshtatur për ambiente me qëllim përfitimin, pa leje nga organet kompetente.  

“Qytetarët që i kishin zënë këto hapësira, i liruan ato, me mirëkuptim”, tha policia, teksa nuk ka pasur persona të proceduar penalisht.

Zyrtarët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës konfirmuan se “do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112”.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?