Sekuestrimet në berberhanen e Kavajës

Durrës/ Shisnin kokainë në berberhane, arrestohen 2 persona, sekuestrohen dhjetëra doza për shitje

16 Maj, 11:17| Përditesimi: 16 Maj, 11:38

  • Share

DURRËS - Një rast i shitjes së kokainës është zbuluar nga policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë në qytetin e Durrësit.

Në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’ u kapën në flagrancë dy shtetas në një berberhane ma një sasi kokaine.

U vu në pranga pronari i berberhanes dhe një shtetas tjetër të dy 28 vjeç: Xhavit Llulla dhe Muhamed Sinka, banues në Kavajë.

'Pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli", u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Xhavit Llulla 28 vjeç dhe Muhamed Sinka,28 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Në subjektin (berberhane) në pronësi të shtetasit Xhavit Llulla, shërbimet e Policisë gjetën një sasi kokaine, të ndarë në dhjetëra doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike që shërbente për këtë veprimtari kriminale.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Në berberhanen e Llullës u gjet një sasi kokaine e ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronike që u sekuestruan së bashku me 4 celularë. Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.  

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?