Kronikë

Kavajë/ Tentoi të korruptonte efektivin që mos t’i vendoste gjobë, nis hetimi për 28-vjeçarin

2 Qershor, 13:51| Përditesimi: 2 Qershor, 13:57

  • Share

Kavajë- Një 28-vjeçar i cili tentoi të korruptonte efektivin që mos t’i vendoste gjobë, do të hetohet në gjendje të lirë.

28-vjeçari u ndalua nga Rrugorja në Harizaj me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

I riu nga Elbasani akuzohet për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Kavajës kanë ndaluar në fshatin Harizaj, drejtuesin e një automjeti me xhama të riveshur. Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësve të Policisë, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer.       

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Y., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".    

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?