Foto ilustruese

Kavajë/ Vidhnin në banesa dhe biznese, arrestohet një 25-vjeçar, nën hetim një 17-vjeçar

7 Janar 2021, 09:15| Përditesimi: 7 Janar 2021, 09:16

  • Share

Një 25-vjeçar  me iniciale D.B. është arrestuar pasi akuzohet për vjedhje të disa banesave dhe bizneseve në Kavajë, teksa është proceduar në gjendje të lirë një 17-vjeçar.

Ata dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa elektroshtëpiakeve në banesa të ndryshme.

Më konkretisht ata akuzohen për 5 raste vjedhjesh të televizorëve, frigoriferëve, në banesa dhe në disa biznese. 

-Më datë 06.01.2021 kanë vjedhur 3 pajisje elektroshtëpiake në banesën e shtetasit H. A.;

-Më datë 01.01.2021 kanë vjedhur 1 televizor në banesën e shtetases M. K.;

-Më datë 01.01.2021 kanë vjedhur 1 frigorifer në kioskën e shtetases M. G.;

-Më datë 18.12.2020 kanë tentuar të vjedhin në mobilierinë në pronësi të shtetasit B. S.;

-Më datë 20.10.2020 kanë vjedhur disa produkte në lokalin e shtetasit Q. H.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jenë të implikuar këta persona.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?