E rëndë në Rrogozhinë/ 75 vjeçarja gjen vdekjen nga dhuna e të birit të sëmurë mendor, jetonte vetëm me të! Nipi gjeti gjyshen të pajetë

11 Shkurt, 11:27| Përditesimi: 12 Shkurt, 10:05

  • Share

Rrogozhinë – Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës. 75 vjeçarja Ike Sokoli nuk kishte humbur jetën për shkaqe natyrore të moshës por nga dhuna fizike e të birit 35 vjeçar i sëmurë mendor, Ndriçim Sokoli.

Fillimisht ngjarja nga policia u raportua dje si vdekje natyrore por pas autopsisë u konstatua dhuna fizike. 

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.  Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës’ Informoi sot policia.

Nipi gjeti gjyshen të vdekur

E moshuara jetonte vetëm me të birin. Ka qenë nipi i të moshuarës që ka gjetur gjyshen e vet të vdekur më 10 shkurt dhe ka njoftuar policinë, ndërsa dyshohet se e moshuara ka humbur jetën një ditë më parë.

Ishte nipi i të ndjerës që kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e kësaj të fundit dhe e kishte gjetur pa shenja jete, duke lajmëruar kështu policinë.

 “Shtetasja I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se: Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale”,-njofton policia.

E moshuara jetonte vetëm me djalin e sëmurë

75 vjeçarja jetonte vetëm me djalin i cili ishte shoqëruar disa herë nga vetë policia në spitalin psikiatrik, mëson shqiptarja.com. Në këro kushte,duke ditur gjendjen e tij të shëndetit mendor u kryen hetime të imta nga ku rezultoi se shkaku i vdekjes së 75 vjeçares ishin goditjet që kish marrë nga i biri.Këtë e vërtetoi autopsia. Vdekja e të moshuarës rikthen problematikën sociale të familjeve të cilat detyrohen të vetme të jetojnë me persona me aftësi të kufizuara mendore të cilët mund të jenë dhe të dhunshëm derisa mund të marrin dhe jetë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?