Kronikë

Kavajë/ Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem

10 Korrik, 13:18| Përditesimi: 10 Korrik, 13:29

  • Share

Policia e Kavajës në bashkëpunim me atë bashkiake ka vijuar në zonën e Golemit aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije qytetarët që kishin bllokuar këto hapësira me mirëkuptim.

Njoftimi i policisë:

Zhvillohen kontrolle në zbatim të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në territorin e Golemit.   

Nga kontrollet u konstatuan disa hapësira në rrugë, të cilat ishin përshtatur për ambiente me qëllim përfitimin, pa leje nga organet kompetente. 

Qytetarët që i kishin zënë këto hapësira, i liruan ato, me mirëkuptim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?