Policia e bashkisë Kavajë vijon me zhvillimin e operacionit për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Golemit.
Sot në njoftimin zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije konstatuan disa hapësira në rrugë, të cilat ishin përshtatur për ambiente me qëllim përfitimin.
Raportohet se qytetarët që i kishin zënë këto hapësira i liruan me mirëkuptim.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në territorin e Golemit.
Nga kontrollet u konstatuan disa hapësira në rrugë, të cilat ishin përshtatur për ambiente me qëllim përfitimin, pa leje nga organet kompetente.
Qytetarët që i kishin zënë këto hapësira, i liruan ato, me mirëkuptim.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.
Komente
