Zjarri në Kavajë

Kavajë/ Zjarr në një sipërfaqe me pemë, po ndërhyhet nga ajri dhe toka! Ministri Balla dhe kryebashkiaku Qosja në vendngjarje.

25 Korrik, 20:20| Përditesimi: 25 Korrik, 20:26

  • Share

Një zjarr ka rënë në Kavajë në një sipërfaqe të madhe me pemë. 

Shërbimet zjarrfikëse, AKMC dhe Forcat e Armatosura po vijojnë përpjekjet nga toka dhe ajri për vendosjen nën kontroll të zjarrit, i cili shtrihet në një sipërfaqe të madhe në zonën e Kavajës.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur pak minuta më parë në terren, për të ndjekur nga afër punën e forcave të angazhuara në operacion, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës. 

Për të shmangur çdo situatë me rrezikshmëri, Policia e Shtetit ndërkohë ka evakuar banorët nga disa banesa të rrezikuara nga flakët.

"Jemi në një situatë zjarri, ku kemi mbrojtur shtëpitë në pjesën veriore. Zjarri ka perimetër të madh, mbi 10 ha. Kemi angazhuar rreth 50 forca zjarrfikëse, veç Kavajës dhe nga Tirana, Kamza, Lushnja, Durrësi që po vijojnë punën. Fatmirësisht nuk kemi persona apo zjarrfikës të lënduar. Era në disa raste ka favorizuar flakët', informoi Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?