Kronikë

Kavajë, parandalohet ngjarja e rëndë

11 Tetor 2019, 11:03| Përditesimi: 11 Tetor 2019, 11:07

  • Share

Kavajë - Një ngjarje kriminale është parandaluar në Kavajë, ku një 64-vjeçar ka tentuar të godasë me sëpatë një 68-vjeçar, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë nga policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë D. F., 64 vjeç, banues në Golem, Kavajë.
    
Në Golem, 64-vjeçaro ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë  M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Ai do të hetohet nga prokuroria e Kavajës “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Billy: 11/10/2019 11:35

    “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” po talleni besoj ose ky prokurori qenka i pa afte. Po ku ka ne kod penal ose ne ndonji ligj qe sepata dashka leje nga institucionet perkatese...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?