Politikë

KQZ merr masa: Gjobë për 18 KZAZ që kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit

26 Prill 2021, 22:29| Përditesimi: 26 Prill 2021, 22:46

  • Share

KAZ ka marrë masa për të gjitha KZAZ që kanë vonuar procesin e numërimit të votave.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha se KQZ ka vënë gjobë për 18 KZAZ që kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit që kanë pasur në administrim.

Rezulton se në total janë 126 persona, kryesisht nga Tirana, por edhe nga rrethe të tjera të Shqipërisë.

“Lidhur me procesin e ecurisë së votave në 92 vendet e numërimit të votave, deri tani ka përfunduar numërimi për subjektet por edhe për kandidatët për 39 KZAZ, në 35 KZAZ kanë arritur të numërojnë vetëm mbi 50% të QV që kanë në administrim, ndërsa 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50%.

Duke patur parasysh ecurinë e ditës së sotme, më lejoni të ju informoj se KQZ ka vendosur sanksionin administrativ prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, të cilët deri në këto momente kanë numëruar më pak se 50% të QV, pra për 18 KZAZ.

Sanksioni është vendosur për mos respektim të nenit 122, pika 1 e Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se tabela përmbledhëse e rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ jo më vonë se ora 22:00″, shprehet përfaqësuesja e KQZ, në deklaratën për media. 


Lajmi kryesor:

KQZ: Gjobë për 18 KZAZ, numëruan më pak se 50% të qendrave të votimit! Celibashi për votat e pavlefshme: Do shikohet problematika! Numërimi i penguar dhe nga kandidatët e partitë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?