Rebani Jaupi

DOSJA/ Kazinoja në Tiranë, edhe emri i Rebani Jaupit te 'Metamorfoza'! Oltian Bistri ‘i raportonte’ Pëllumb Gjokës: Se di pse ka frikë Rebo, ai lekët do marri! Na qenka ankuar edhe Lleshaj

4 Gusht 2023, 19:20| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 21:42

  • Share

Një kazino që biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk ka dashur të mbyllej ka qenë detyra e ngarkuar ish Shefit të Operacionales, Oltian Bistri, i cili në këtë seksion të dosjes voluminoze të SPAK duket se ka lobuar fuqishëm që të mbante fjalën. Në disa prej bisedave të dala nga dosja, ku Gjoka dhe Bistri komunikonin në ‘Sky’, duket se Bistri shërbente si informatori i gjithçkaje çfarë ndodhte në godinën e Policisë së Shtetit. Edhe pse në dosje nuk përmendet, dyshohet se Bistri i ka përmendur shpesh emrin e ish Drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupit.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK mendohet sipas asaj që shkruan Bistri, të ishte ankuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

Mesazhet e dërguara nga Bistri tek informonte Pëllumb Gjokën:

“O vlla keq puna me keto. Me thirrën lart, se mbajmë dot pikën aty. A tju q**sh ropt këtyre. Se di. Më duket se është interesuar Leshi vetë por mos fol me asnjë. Lidhje shoqërore e jotja etj. Sigurohu që stë ndjek njeri dhe eja lart tek fshati sos pll brigadave te hoteli i Gaz Brahja.”

Në komunikimet që Oltian Bistri ka në dosje thotë se flet vazhdimisht për çështjen e kazinosë me ‘Rebaniun’, madje edhe për një “Ardi”, që dyshohet të jetë Ardi Veliu. Ish Shefi i Operacionales, i tregon sesi ka hyrë ‘mik’ që të mbante fjalën e tij dhe kazinoja e Pëllumb Gjokës mos të prekej. Ai rrëfen edhe një bisedë që dyshohet se është Ardi Veliu, që mesa duket e kishte bezdisur.

“Ka frikë rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb”, apo “ik fli tani apo ke puntorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë tajvanit? Ty të duhen me lek, jo ata që s’i lënë andej. Ata që si lënë janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se smë ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë ti lutem rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frikë. (...) S’do as Ardi se i thashë. Bile dhe për këtë më çau k...n. I thashë e le punën e s’e heq se i kam dhënë llafin.” i shkruan Bistri Pëllumb Gjokës.

Në dosje duket qartë se Bistri ishte syri dhe veshi i Pëllumb Gjokës në polici. Ai merrte vesh thuajse çdo gjë, kur bëheshin kontrollet, kur takohej Bistri e me kë, e madje kur i zhvillonin takimet.

Mesazhet e dërguara nga Bistri tek informonte Pëllumb Gjokën:

“tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s’i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. po kot mos si dihet. se di. akoma sna i kanë sjellë emrat dhe vendet. Dr tha do e heq pikën nga lista. jo e din rebua vete ska nevojë”

Në dosje gjithashtu përmendet sesi Bistri u thoshte efektivëve të mbyllnin një sy, atëherë kur duhej.

Më datë 20.01.2020 ora 20.32 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Ka qenë qetësi kaq kohë. Sot nga 7, pati nja dy tel, ka kazino, rulet etj. Por ska problem se i thash cunave e bërën sikur erdhën dhe nuk konstatuan gjë.

Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur “Fati i lojrave”. Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojërat e paligjshme të fatit.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish Shefi i Operacionales, Oltian Bistri u arrestuan me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit të SPAK të koduar ‘Metamorfoza’.

Ora 20:10
DOSJA/ Oltian Bistri hynte ‘mik’, që mos t’i mbyllej kazinoja Pëllumb Gjokës: Ardi më çau k***n, i thashë që se heq se të kam dhënë fjalën

1691170267_pellumbgjokaoltianbistri.jpg

Oltion Bistri, i arrestuar në kuadër të këtij hetimi për nxjerrje të sekretit hetimor, komunikon vazhdimisht me Pëllumb Gjokën, biznesmenin që ushtronte veprimtari të lojërave të fatit në Tiranë në mënyrë të kundraligjshme. Ish Shefi i Operacionales, i tregon sesi ka hyrë ‘mik’ që të mbante fjalën e tij dhe kazinoja e Pëllumb Gjokës mos të prekej. Ai rrëfen edhe një bisedë ku flitet për një Ardi, që dyshohet se është Ardi Veliu, që mesa duket e kishte bezdisur.

Mesazhet e dërguara nga Bistri tek informonte Pëllumb Gjokën: 

Bistri i shkruan Gjokës: S’do as Ardi se i thashë. Bile dhe për këtë më çau k...n. I thashë e le punën e s’e heq se i kam dhënë llafin.

Pra, Oltian Bistri që drejtonte Komisariatin Nr.2 në vitin 2019, nuk donte t’i hiqte lojërat e fatit të paligjshme Pëllumb Gjokës sepse i kishte dhënë fjalën.

Ora 19:43
DOSJA/ Kazinoja në Tiranë, Olti Bistri ‘syri dhe veshi’ i Pëllumb Gjokës: Sot kemi kontrolle, fike telefonin se si dihet! E di Rebua vetë s’ka nevojë

1691170267_pellumbgjokaoltianbistri.jpg

Në dosjen e SPAK janë bisedat në SkyECC mes biznesmenit Pellumb Gjoka i cili zhvillonte aktivitetin e lojrave të fatit dhe Oltian Bistrit, si shefi i Komisaritit të Policisë Nr.2 Tiranë.

Nga këto biseda të realizuara në periudhën kohore nga data 25.11.2019 deri më datë 28.04.2020 dyshohet se Oltian Bistri i krijon lehtësira duke përdorur mundësitë që i ofron pozicioni i punës si Shefi i Komisaritit të Policisë Nr.2 Tiranë" thuhet në dosje

Lidhur me kazinonë në Tiranë, ish Shefi i Operacionales, Oltian Bistri ka komunikuar në SKY me Pëllumb Gjokës, të cilit i raportonte se kur do të kryheshin kontrollet. Oltian Bistri duket se ishte syri dhe veshët e Pëllumb Gjokës në polici. Ai merrte vesh thuajse çdo gjë, kur bëheshin kontrollet, kur takohej Bistri e me kë, e madje kur i zhvillonin takimet.

Mesazhet e dërguara nga Bistri tek informonte Pëllumb Gjokën: 

Oltian Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës: Nesër mos e hap. Keto dy tre ditë. Mos i thuaj njeri. Po dy tre dite. Nesër ka aksion nga operacionalja në zonën time. Të lutem mos e diskuto me asnjë se më prish punë shumë. Po mora vesh që do të vijnë aty tek ty do të them vetë. Mirë është mostë jetë hapur.

Më datë 19.02.2020 ora 22.34, Oltian Bistri i shkruan sërish Pëllumb Gjokës: Nesër në darkë mbylle ose më saktë nesër në darkë do bëhen kontrollet.

Më datë 20.02.2020 ora 00.00 Bistri-Gjokës: E di, por tani takova të madhin edhe më tha e shtymë për nesër në darke ndaj

Në orën 19.25 Bistri i shkruan Gjokës:  Ky i fundit shkruan, tani do filloj për pak, ik futu gjëkundi se si dihet, mos rri në qarkullim e fike telefonin. Po kot mo si dihet. Se di. Akoma sna i kanë sjel emrat dhe vendet. Dr tha, do e heq pikën nga lista. Jo. E din Rebua vetë ska nevojë.

Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur “Fati i lojrave”. Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojerat e paligjshme të fatit.

Pse Oltian Bistri akuzohet për "shpërdorim detyre"?

Oltian Bistri kujdesej që aktiviteti i kundraligjshëm i lojrave të fatit të Pëllumb Gjokës të mos zbulohej si dhe ai të vijonte aktivitetin  i qetë 

"Për shkak të detyrës së tij si Shef i Kom.Pol. nr.2 ai ishte përgjegjës për të luftuar kriminalitetin në zonën që mbulonte ai komisariat. Ky shtetas megjithëse ishte në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të ushtrimit të lojërave të fatit nga ana e personit nën hetim Pëllumb Gjoka nuk ndërmori asnjë veprim për të ndaluar veprimtarinë e kundërligjshme. Në kundërshtim me ligjin për policinë e shtetit si edhe në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, por përkundrazi kujdesej që aktiviteti i kundërligjshëm Pëllumb Gjoka të mos zbulohej. I hetuari Bistri kujdesej që i hetuari Gjoka të ushtronte i qetë aktivitetin e paligjshëm në fushën e lojërave të fatit."

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dalu: 05/08/2023 18:26

    po ky luan kumar vete ne kazino.

    Përgjigju
  • filip: 05/08/2023 11:48

    rilindja ka bere shtet jo llafe ,hahah ,nastradin me brekushe

    Përgjigju
  • Eri: 05/08/2023 08:54

    He mo Rebua Policia qe s’duam

    Përgjigju
  • Emigrant: 05/08/2023 07:27

    Po per grupin ciftelia ka noj pergjim Apo keta jan te ruajtur nga zoti

    Përgjigju
  • Fakti: 05/08/2023 07:27

    Te dera e dhomes te spitalit ku Komisari A.R jepte shpirt kujdeseshin Shefat per ti mbyllur gojen nese permendej dhe fliste per koleget e tij. Kush e vrau? Ata ishin shoke shkolle.

    Përgjigju
  • Gazepi: 05/08/2023 05:47

    Çdo gje sipas parashikimit. Asnjehere me llum se sot, asnjehere me mafie se sot shteti shqiptar ska njohur. Rilindje=terrorr=llum= grabitje= soros

    Përgjigju
  • Iris: 05/08/2023 03:10

    Po si perfundim,ja mbyllen apo jo kazinon? Ne se ja kane mbyllur d.m.th.lobimi nuk vlejti.

    Përgjigju
    • Vili: 05/08/2023 20:17

      PO DHE NE SE JAKNE MBYLLUR. KE KA ARESTUAR POLICIA .... SI GJITHMON KAMARIERIN.... KSHU QE KA PRAP SHPERDORIM DETYRE DHW PERKRAJE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR... KSHU QE LOBIMI VAZHDON PER OLTIN... TANI VAZHDON TE LOBOJ NGA BURGI...

  • James Bondi: 05/08/2023 00:22

    Sander Lleshaj u dorehoq sepse u ngrit “populli” ne proteste dhe jo sepse e detyroj Rama ne bashkepunim me “Metamorfozen” dhe deshmorin e tyre apo jo?!

    Përgjigju
  • Ohooo: 05/08/2023 00:20

    Mire qe e mbante llafin por me gallata eshte se gjithe zinxhiri drejtues policor jane ne dijeni te lidhjeve kriminale te njeri tjetrit, ministrave e kryeministrit, dhe bejne sikur jane te virgjer.

    Përgjigju
  • G.D: 05/08/2023 00:02

    Kur te filloj nga Vlora do behet muti mullar me Gent Dervishin spiunin e Ard Veliut qe jepte info grupit te kokuqit per kundershtaret do degjoni cudira do filloj kasapana.dilni me helmeta ne kok xhiro

    Përgjigju
  • Revani me arra te prishme: 04/08/2023 23:54

    Rebaniu me makine 20 mi euro, me shpi ne valamar. Me rrog polici. Ja doli llogaria

    Përgjigju
    • Sufllaqe me qep: 05/08/2023 08:31

      E shofim per dit o rrot kandili! U sufllaqe mbaj kandilin grus ate bej

    • jo re jo: 05/08/2023 07:54

      pse i ke mbajt kandilin ti... pa prova mos flisni kot, pastaj ka veting policia lejani profesionisteve te bejne punen e tyre mos hyni e beni ketu specialistin me zor

  • Kalemi: 04/08/2023 23:15

    OLTI BISTRI NJE NGA GJIBEVENESIT ME TE MEDHEJ TE LOKALEVE TE BLLOKUT DHE LOKALEVE NE TERITORIN E KOMISARIATIT NR.2. SIGURISHT DHE MERTE PERQINDHE NGA LOJRAT E FATIT ILEGELE, NE MOS I KISHTE TE VETAT DISA PREJ TYRE.... NJE BANDIT SHEF KOMISARIATI.... ATY KU ISHTE AI NUK HYNTE AS KRIMI EKONOMIK, AS ANTI DROGA... GJITH ZARFAT I KISHTE PER VETE... DHE FLM FRANC PER KETE VEPRIM KUNDRA NARKO-SHTETIT...

    Përgjigju
  • Hasan Cami: 04/08/2023 23:07

    Po te dalin pislleqet o Ard Veliu.Ta beri mire Lon kokuqi e di mir ti per ca

    Përgjigju
  • Grupi: 04/08/2023 22:25

    Akuzohet vetem per sherdorim detyre? Ky eshte pjestar i grupit te strukturuar kriminal dhe mimalisht meriton 15 vite burg. Kush e ka promovuar kaq lart kete ndyresire kriminel qe nuk ka asnje dallim nga vrasesit me pagese? Cfare presim tani qe rtodhi dosja ne media qe Rebaniu me shoke te aratisen? Kush polic i thjeshte do guxonte te bente detyren me keta kriminele qe drejtonin? Sa Bistri te tjere ka policia e shtetit? Me mijra! Duhet te sillnin francezet dosjet se sherbimi i kontrollit te brendshem dhe raportet e shish nuk i perfillte njeri, madje keta horra i promovojne. Deshtim komplet i sistemit. E frikshme per cdo qytetar te thjeshte. Pergjegjesi O nga te gjithe qe nga ministrat e ish ministrat e deri te drejtoret e ish drejtoret.

    Përgjigju
    • Mario: 04/08/2023 22:54

      po e ngaterron kot Rebaniun se eshte vetem dosje me trafik kanabis ajo qe po shqyrton spak dhe grupi bajraj per kete vrasjen e shokut te tyre. Ajo tjetra eshte trillim ne media per dy kusherinj nga velipoja per nje vdekje ne fisin e tyre po nuk eshte ne kompetencat e spak te merret me trillet e humbjes se zgjedhjeve te saliut ne kete fshat te vogel qe as turistik nuk mund te thuhet se eshte shume i vogel te prese turiste qe zgjedhin ulqinin me cmime shume here me te lira se kudo ne shqiperi sa per bisede se nuk ka lidhje me thelbin e kesaj qe trajtohet ketu keto dy jave aq sa na kemi bere te gjitheve ti ndjekim te kuptojme dicka me shume nga keto qe thuhen

  • Shoku: 04/08/2023 21:02

    Ky eshte me llumi I policise, shume vone I doli emri

    Përgjigju
  • Mario: 04/08/2023 20:37

    komisariati numer dy i bistrit po cfare lidhje ka mondial me kazinote dhe ardi veliun mo aman

    Përgjigju
    • Agjenti: 04/08/2023 21:28

      Ehaaa te Mondiali hanin e pini kta.

  • Pordhicia: 04/08/2023 20:10

    Fiks normal fshi gishta lajmero hiq prova

    Përgjigju
  • Pika: 04/08/2023 19:45

    Fiks policia qe duam!

    Përgjigju
  • Zeqoja: 04/08/2023 19:29

    Ardi?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?