‘Kcimi i Tropojës’ drejt UNESCO-s, Mjeshtri i Madh: Jemi në rrugë të mbarë, pengesë është vetëm pandemia

21 Tetor 2020, 12:13| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 12:18

  • Share

Vallja e Tropojës është po aq e lashtë sa dhe vetë populli që e përfaqëson. Etnokoreografi Skëndër Haklaj në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ tregoi se që prej vitit 2019 po përpiqet që ky kërcim të jetë pjesë edhe e Unesco-s, sepse kjo valle është një pasuri e çmuar kombëtare.  Ai u shpreh se jemi në rrugë të mbarë por shkak për të penguar punën është bërë vetëm pandemia.

‘’ Është fat i madh që ministria e ka marrë në dorë, dje pata takim me zv/ministren për këtë punë, është akorduar fondi, është caktuar grupi i punës shkencore që duhet të plotësohet dosja përfundimtare, janë bërë shumë filmime, ka momente që na del ndonjë problem dhe unë lëvizjet i kam të gatshme tashmë,dhe grupet i kam shumë të gatshme,dhe ata në Tropojë e duan shumë dhe fati më i madh është që Tropojanët e duan vallen’’ tha ai.

Ndër të tjera, ai tregoi se pothuajse të gjithë bëjnë gabim duke e ngatërruar vallen e Tropojës me atë të Rugovës:

‘’ Faktikisht kjo është futja në punë e një shteti tjetër, se Kosova po quhet shtet tjetër….ka motiv tjetër, ka kërcim tjetër se mbi Rugovën është edhe Shota dhe nëqoftëse nuk e dallon në Tropojë  me këto bëhet pastaj një tallava që ka shkatërruar muzikën shqiptare , tallvaja e ka shkatërruar. Ai që ka e futur në youtube e ka bërë  gabim, po t’a takoja do t’i thoja hiqe more djalë se nuk është kjo, nuk është muzika. Rugova mund të zemërohet, por është shumë e çuditshme se nuk kemi nevojë të marrim ne kemi thesarin në Tropojë, e kemi aq shumë sa për ta na e marrë nuk biem defiçit’’ u shpreh ai.

 Dosja e “Kcimit të Tropojës” për në UNESCO është në fazën e plotësimit të formularit, i cili do të dorëzohet në muajin mars 2021 për në UNESCO.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?