Kultura

K’cimi i Tropojës në UNESCO, ‘rojtarët’ e traditës për Report Tv: Emocion i madh! Koreografi: Vallet tona epike luftarake

21 Dhjetor, 08:25| Përditesimi: 21 Dhjetor, 08:39

  • Share

Pasuria kombëtare pasqyron doke dhe zakone që i trashëgon ndër shekuj, brenda një kombi. Por, kur ajo kalon kufijtë, duke u mbrojtur nga UNESCO shndërrohet në vlerë ndërkombëtare. Një prej tyre është edhe vallja tradicionale ”K’cimi i Tropojës” tani pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Ky kërcim është ruajtur falë përpjekjeve të artistëve tropojanë, mes tyre Bukurie Demiraj, “Mjeshtre e Madhe” në valle e koreografi punonjëse në Pallatin e Kulturës në qytetin e Bajram Currit. Ajo ka interpretuar me qindra herë ”K’cimin e Tropojës” dhe po e trashëgon tek brezat e rinj.  Me emocion tregon rrugën e gjatë të futjes në UNESCO.

"Në vitin 2016 profesori pas emigracionit vjen tek Pallati i Kulturës dhe më thotë do më ndihmosh se kam një ide për të çuar K’cimin e Tropojës në UNESCO. Kemi pas shumë vështirësi, siklete, shumë momente tërheqjeje. Por profesori këmbënguli jashtëzakonisht shumë. Kanë qenë emocione të pakomandueshme, sikur fluturonim nga gëzimi se emri i Tropojës shkoi shumë lart", tha Demiraj.

Deli Metalia koreografi në pension, që mbanë titullin “Nderi Kombit”, nuk i fsheh emocionet e përjetimit të këtij lajmi duke sjell në kujtesë edhe promovimet në festivalet kombëtare e ndërkombëtare që i është bërë “K’cimit të Tropojës”.

"Diçka koreografike duke u bazuar mbi motivet dhe kërcimeve të Tropojës dhe vijës melodike të Kcimti të Tropojës. Po nuk u përputh mendimi muzikor me gjestikulacionin e lëvizjeve s’mund të dalë një valle koreografike. Në 3 mijë kërcimtarë tropojanë, secili shpreh botën e brendshme të tij, individualitetin e tij si interpretues. Me gjestikulacionin e tij tregon qëndresën. Kcimet tona janë epike luftarake, epike dramatike, tek vajzat pasqyrojnë jetën e tyre, lumturinë", shprehet Metalia.

“K’cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që ka ruajtur vitalitetin e tij ndër shekuj. “Kcimi i Tropojës” ka lindur në luginën e Tropojës, në “kamt dhe shpatullat” e Bjeshkëve. Përfshirja e K’cimit të Tropojës në listën e UNESCO-s ka nisur përmes nismës së Shoqatës “Kërcimi i Tropojës” në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe mbështetjen e fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Regjistrimi i këtij elementi në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s ndihmon në promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë kulturore shqiptare.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?