Foto ilustruese

KÇK-ja në drejtësi sabotoi policinë, u ktheu 91 milionë euro pasuri njerëzve të krimit 

8 Prill 2020, 13:27| Përditesimi: 8 Prill 2020, 13:31

  • Share

Prokurorët dhe gjyqtarët KÇK kanë sabotuar aksionet e Policisë së Shtetit për goditjen e njerëzve të krimit, përmes sekuestrimit të pasurive të paligjshme. Në harkun kohor të një viti, strukturat e policisë kanë sekuestruar pasuri me vlerë 91 milionë euro të njerëzve të krimi në Shqipëri.

Nga 91 milionë euro pasuri e bllokuar nga policia, në përfundim, gjykatat kanë konfirmuar me vendime sekuestrimin e aseteve të krimit me vlerë 30 mijë euro. Njerëzit e krimit kanë arritur të rimarrin asetet e tyre gjatë proceseve hetimore dhe gjyqësore nga prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët nuk e kanë kaluar procesin e Vetingut.

Të dhënat bazohen në një analizë të bërë nga qeveria mbi asetet kriminale të sekuestruara nga Policia e Shtetit. Ndërkaq, një tjetër arsye që ka prodhuar këtë bilanc të zi sa i takon goditjes së krimit, përmes bllokimit të pasurisë, është dështimi në zbatimin e ligjit anti-mafia, i miratuar në vitin 2009.

Ky bilanc negativ është një nga arsyet kryesore se pse qeveria miratoi në muajin shkurt një akt normativ special, për goditjen e krimit në Shqipëri, përmes bllokimit të pasurive, izolimit fizik dhe sanksioneve të forta ekonomike.

 Me ngritjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave Speciale, struktura të cilat kanë hapur një kapitull të ri në drejtësinë shqiptare, qeveria miratoi aktin special, duke nisur një aksion kombëtar për bllokimin e pasurive të krimit.

Akti normativ u rrëzua disa ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta, përmes një dekreti, me pretendimin se nuk ka urgjencë dhe se shkelet Kushtetuta. Ditën e djeshme, Komisioni i Ligjeve vendosi të rrëzonte dekretin e Metës, duke hedhur poshtë si të pabaza të gjitha argumentet e tij.

Në krye të argumenteve të Komisionit të Ligjeve qëndron pikërisht analiza e bërë nga qeveria mbi asetet kriminale të sekuestruara nga Policia e Shtetit dhe vendimet e gjykatave për këto asete. Në të njëjtën kohë, Kuvendi ka miratuar edhe disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke parashikuar pezullimin brenda 6 ditëve të magjistratëve KÇK (kap ça të kapësh).

Por, edhe këto ndryshime janë rrëzuar nga Presidenti Meta më pretendimin se janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cënojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Komento

Komente

  • Eri: 08/04/2020 15:22

    Kur do e kuptoj ky popull qe nuk behet kurr Shqiperia.KCK eshte nga shqiptar te korrupruar njelloj si organet e vjetra vetem se ato te paret e bindedhin berishes e kto te rinjt i binden Rames.Rroft Amerika qe na qau trapin mevregormen ne drejtesi per ti kthyer leket krimit.

    Përgjigju
  • Shqip: 08/04/2020 14:09

    Po pse thot policia merja duhet tja maresh tjetrit po prova ca esht ktu komunizem q veprojn njerzit me opinion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?