Kronikë
Kosova & Rajoni
Top 24

‘Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh derr’, kërcënohet me jetë ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini (Foto)

1 Dhjetor 2018, 19:55| Përditesimi: 1 Dhjetor 2018, 22:46

  • Share

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka marrë një letër kërcënuese në Ministrinë e Brendshme. Letra kërcënuese është publikuar nga Salvini në rrjetet sociale, ndërkohë që me një gramatikë të dobët, thuhet se pas tij qëndrojnë 3 shqiptarë që do e ekzekutojnë.

“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”-thuhet në letër.

Ndërkohë që vetë Salvini, ka publikuar kërcënimin, të cilin duket se e ka marrë me sportivitet. Ministri shkruan se po ecën përpara në punën e tij.

“Leter me kërcënime, vecanërisht ndaj gramatikes italiane, u dorezua në Ministri. Ne ecim perpara, ju puth dhe përqafoj!  Të shtunën e ardhshme, më 8 dhjetor në ora 11 në Romë në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemii me buzëqeshjet e një lumi italianësh të ndershëm” shkruan Salvini në Twitter.

Letra kërcënuese që ka marrë Matteo Salvini

Reagimi i plotë i Salvinit në Twitter

Nuk ka ende të dhëna mbi autorët e letrës kërcënuese ndaj Salvinit, por 2 muaj më parë, kur tre policë vranë një shqiptar në Perugia, ministri italian tha se policët meritonin medalje dhe jo hetim sic bëri prokuroria italiane.

Komento

Komente

  • Proka: 02/12/2018 12:46

    Nuk besoj qe jane Shqiptare, e shkruan ndoshta vete per qellime te tyre,kjo kampanje politike italiane kunder Shqiptareve eshte autogol.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?