Foto ilustruese

KE: Anglishtja gjuha zyrtare e BE-së edhe pas Brexit

5 Janar 2021, 12:56| Përditesimi: 5 Janar 2021, 12:58

  • Share

Siç ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian, anglishtja do të vazhdojë të jetë gjuha zyrtare e BE-së në 2021 pas Brexit.

Një artikull në gazetën Skoceze The National siç kishte cituar një korrespodent i çështjeve evropiane i cili pohoi se anglishtja ishte, vendosur të ishte vetëm në një gjuhë pune pasi vendet anëtare vendosën të mos e përdornin atë për përkthimet e dokumenteve. Këto raporte u ndanë gjithashtu nga The New European.

Në vitin 2016, një eurodeputet i shquar u citua të thoshte se "nëse nuk kemi Britaninë e Madhe, nuk kemi anglisht".

Por në një deklaratë për Euronews, BE i mohoi me forcë thashethemet, që donin anglishten gjuhën jo zyrtare të BE-së.

"Kjo nuk është aspak e vërtetë," tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për negociatat BE-MB. "Anglishtja do të mbetet gjuhë zyrtare."

Anglishtja ka qenë një gjuhë zyrtare e bllokut që nga viti 1973. Në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, blloku përsërit se edhe pas tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, anglishtja mbetet një nga gjuhët zyrtare të Irlandës dhe Maltës.

Si pasojë e referendumit britanik të qershorit 2016 komisioni europian ka theksuar se çdo modifikim i regjimit linguistik i institucioneve europiane do të jetë subjekt i votës unanime të këshillit europian

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?