Politikë

Ke folur me ‘Latifin’? Berisha: Është çështje private! E falënderon pas humbjes së thellë

19 Maj, 10:35| Përditesimi: 19 Maj, 13:24

  • Share

Pas humbjes së thellë në zgjedhje, Sali Berisha u pyet para SPAK nëse ka komunikuar me këshilltarin e tij elektoral Chris LaCivita. Berisha nuk dha detaje nëse ka komunikuar me LaCivita, por e falënderoi për punën që ka bërë, edhe pse në fakt PD me aletatët morën një humbje të thellë.

“Dua të falënderoj për punën që ka bërë, çështjet e privatësisë edhe Berisha sado që është njeriu më publik, ka edhe ai privatësinë e tij. E falënderoj për kontributin dhe ndihmën që në ka dhënë”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Afera Partizani/ Berisha nga SPAK sulme drejtësisë: Dumani shërbëtor, Gjoka kriminele e mashtruese! Dhuna e deputetëve në protestë? Gazetarët kujdes kur raportojnë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?