Analisti Lorenc Vangjeli dhe deputeti Gazment Bardhi

Politikë

‘Ke folur në telefon me njërin që ka vrarë', Lorenc Vangjeli i kujton Bardhit vrasjen e Pjerin Xhuvanit, deputeti i PD: Kush je ti që akuzon, po gënjen

22 Tetor 2021, 09:47| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 11:35

  • Share

Debati për vettingun e politikanëve të propozuar nga PD, ka sjellë një përplasje mes analistit Lorenc Vangjeli dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhit, i cili tha se në zyrën e kryeministrit hyjnë trafikantë droge.

Vangjeli i kujtoi Bardhit vrasjen në Elbasanit të Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke i thënë se ai ka folur në telefon me vrasësin para dhe pas krimit. Bardhi nuk i ka pranuar akuzat dhe tha se ai po gënjen publikisht.

Vangjeli: Keni folur edhe ju me personin që bëri vrasjen në Elbasan, po kjo nuk iu bën ju… Nuk iu konsideroj ju fajtorë.

Bardhi: Nuk është e vërtetë.

Vangjeli: Keni folur në telefon, e keni pranuar publikisht

Bardhi: Nuk kam pasur asnjë kontakt me të

Vangjeli: Po ju dolët dhe thashë që ishte heroi.

Bardhi: Ti ngrite një akuzë të pavërtetë. Është gënjeshtër.

Vangjeli: Shefi politik ishte ti i atij grupi që ishte si grup kriminal në mes të qytetit

Bardhi: E kishte ngritur Taulant Balla që ti nuk ke guxim t’i përmendësh emrin.

Vangjeli: Unë nuk të thashë që je fajtor për të

Bardhi: Ti gënjeve publikisht. Kush je ti që më akuzon mua?

Vangjeli: Unë jam qytetar.

Kujtojmë se me 21 prill, në mes të qytetit u vra Pjerin Xhuvani, nga Arbër Paplekaj, i cili ishte pjesë e SMV-së, struktura për mbrojtjen e votës e krijuar nga PD. Paplekaj u vetëdorëzua pas krimit të rëndë, ndërkohë që vrasja ende është në hetim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 22/10/2021 19:14

    Diten kur ai krimineli i grupit spécial per ruajtjen e votes siq e quante bardhi dhe dy kryekriminelet kryetar te PD-s bardhi doli para médias dhe e quajti héro ate vrasesin, ka plot filmime per kete rast,tash behet sikur nuk di gje apo edhe deklaron se ai vrases komandohej nga balla !!! Kjo jo vetem eshte e ndyre edhe pse goja e tij pos ndyresise nuk nxjerr gje tjeter eshte edhe fakt per tu thirrur nga drejtesia qe quditrisht hesht.

    Përgjigju
  • Floro: 22/10/2021 14:40

    PD PARTI KRIMINELESH....CFARE PRET NGA KETA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?