KE jep 70 milionë euro për rajonin/ Balla: Jemi mirënjohës dhe falenderues

28 Dhjetor 2020, 18:42| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 18:56

  • Share

Komisioni Europian ka miratuar një paketë ndihmëse prej 70 milion euro për vendet e rajonit. Lidhur me këtë, ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili shkruan se është mirënjohës ndaj KE. Balla shton se qeveria shqiptare i është falenderues Bashkimit Europian për ndihmën e dhënë në kohën e pandemisë globale.

"Mirënjohës ndaj Komisionit Evropian, i cili nëpërmjet miratimit të paketës prej 70 milion € nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA II) lehtëson aksesin e shpejtë të rajonit tonë ndaj vaksinës anti COVID-19.

Ashtu siç theksoidhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, Bashkimi Evropian i ka kushtuar rajonit tonë një vëmendje të veçantë gjatë gjithë periudhës së pandemisë duke e përfshirë atë në iniciativa që i rezervoheshin shteteve anëtare. Falenderues për solidaritetin e treguar në luftë ndaj pandemisë globale", shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Vaksinat anti-COVID-19, KE miraton fondin prej 70 mln euro për Ballkanin Perëndimor! Soreca: Rajoni, partneri strategjik i BE


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?