Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreu të koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha pas ‘hedhjeve dhe pritjeve’ të ditës së djeshme me videot në rrjete sociale. Në një tjetër video në Facebook, kreu i qeverisë e ironizon Bashën për faktin se ndodhet në listën e hapur të Tiranës, teksa e pyet se sa deputetë do të marrë.
“Ej po prapë përgjumësh ti mor burrë. Si pyeta unë për ty kur ishte ti që më çove video? Vetë ma çove, o Ramë ku je, o Ramë ku je. I madh je. Ti në listë të hapur, i fortë je. Ishalla po ta beson njeri këtë hall kam unë se për mua ok. Po sa herë deputetë do të nxjerrësh në Tiranë apo të gjithë? Më thuaj pak këtë se mezi po pres.”, thotë Rama.
Një përgjigje kryeministri i jep edhe për deklaratën se ai ka frikë prandaj ka kandiduar në listën e mbyllur të Tiranës. Rama thotë se hyri në listë të mbyllur për shkak se mori vesh se Basha është zgjuar nga gjumi.
“E thashë mo e thashë o Lul por do të jem në listë të hapur kur më rrejti mendja se ti nuk kishte për t’u zgjuar këtë vit, por kur pashë që dole ti në fushë thashë ik me vrap, shko futu aty në listë se erdhi Lul suferina. Ik se po të merr para siç të ka marrë sa herë i ke dalë në atë rrugën e vet të fitoreve të njëpasnjëshme. Eh mor Lul, nuk i kupton dot ti ata që nuk i zë gjumi. Çfarë të të them unë ty. Ti ke lindur me këmishë nate mo vëlla, është i dashuruar gjumi me ty. Nuk të ndahet kur mua nuk më do hiç gjumi. Dua Lulin, dua Lulin”, shton ai.
Ndërsa ironisë me këngët e Unikatil se shokët i ka në burg, kryeministri shprehet se PS është një shtëpi e madhe dhe se nëse njëri bie, mijëra të tjerë ngrihen.
“Jo mo jo nuk u përgjigja por thjesht nuk desha të të lëndoj. Për vete je jetim fare, të ikën të gjithë. Madje në fakt ikën ata apo ike ti. Më duket se të nxorën ata nga shtëpia në rrugë të madhe, tek pull por ti aha. Buza vesh më vesh dhe flokët pikë njësoj sikur fitoje me mua. E më thua mua ku i ke shokët. PS është shtëpi e madhe Lul. Një bie, mijëra ngrihen. Prit prit se sa do të ngrihen me 11 Maj, por euroatlantikëve si do t’u shkojë puna. Hajde artist, forca aty me euroatlantikët. Po si the do t’u heq vizat amerikane. Ore shiko, po kjo aleanca madhështore si të duket më qafsh”, përfundon Rama.
Menjëherë erdhi reagimi nga Basha, i cili iu përgjigj me një video duke drejtuar makinën dhe me këngën e Unikatilit “Ku t’metën shokt”.
Pas ironive të kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një video në rrjete sociale. Në makinë duke udhëtuar, me në sfond këngën e Unikatil, kreu i Euroatlantikëve shfaqet duke kënduar një pjesë të tekstit 'ku i ke shokët', duke ironizuar eksponentët e PS që janë në burg.
"O Rame, ku i ke shokët?
Ku e ke Lalin?
Ku e ke Benin?
Ku e ke Terin?
Ku e ke Lir Beqen?…", shkruan Basha krahas videos.
Kryeministri Rama e ironizoi me një video 'premierë' të titulluar 'Zgjimi i Lulit'. Kryesocialisti iu përgjigj komenteve ironike të Bashës të bëra një ditë më parë, teksa tha se kishte vendosur që të hynte në listën e mbyllur të Tiranës pasi mori vesh se kreu i koalicionit Euroatlantik ishte zgjuar nga gjumi.
Komente

Ky Luli e kam thene shume here ketu: eshte kopjac i keq! Asnjehere nuk ka bere ndonje gje origjinale te tijen qe te mbahet mend. I harruar dhe injoruar paguan pese qe te hyje ne pjese, por ngelet brenda sepse nuk di te beje dicka te hajrit. Po pse nuk puneson njerez te zote ta ndihmojne me gjithe ato leke qe ka? Apo mos valle edhe vete nuk beson se do mund te beje dicka edhe po te harxhoj leke?
PërgjigjuDikur dyshoja që Lulka bënte si budalla, tani e kam kuptuar që është