Politikë

'Ke ndër mend të lësh pushtetin, ia kalove Enverit?' Rama i kthehet komentuesit: Për mua është punë, jo pushtet! Ata që ma kanë dhënë, do më kërkojnë ta vazhdoj

6 Shkurt, 09:28| Përditesimi: 6 Shkurt, 10:37

  • Share

Kryeministri Edi Rama vijoi dhe sot me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjete sociale. Dikush e pyeste se kur do ta linte pushtetin, pasi ia ka kaluar Enverit. Rama i thotë se ai e shikon detyrën si punë dhe jo si pushtet. 

Ke në mend me lënë pushtetin ia kalove Enverit?

'Për mua kjo pyetje tingëllon ndryshe. A ke në mend ta lësh punë? Jo nuk kam ndër mend. Ata që ma kanë dhënë do më kërkojnë ta vazhdoj. Nëse më thonë faleminderit deri këtu ishim, atëherë do e lë. Kemi një kuptim ndryshe, pushteti dhe puna. Pushteti më duhet për të bërë këtë punë. Nuk e bëj këtë punë për pushtet.'


Lajmi kryesor:

'Ia kalove Enverit?', Rama: S’e lë pushtetin nëse ata që ma kanë dhënë do ma japin sërish! Protestat e opozitës para Bashkisë Tiranë, si hudhër të mos na marrin mësysh


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?