Lulzim Basha

Pezullimi i fondeve IPARD II, Basha: Do kërkojmë ngritjen e një Komisioni Hetimor, paratë i morën klientët e qeverisë për vilat luksoze

9 Gusht 2023, 14:59| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 15:44

  • Share

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë sa i takon fondeve të pezulluara nga KE për bujqësinë. Sipas Bashës, paratë nuk kanë shkuar tek fermerët por për vilat luksoze për klientët e qeverisë. Basha shkruan se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor. 

“PD do kërkojë ngritjen e Komisioni Hetimor për korrupsionin me fondet IPARD, paratë nuk shkuan te fermerët por për vila luksoze për klientët e qeverisë

Nuk është hera e parë që propagandës dhe retorikës shtinjake i del boja. Kur arritjet imagjinare ndeshen me faktet, duket qartë se e vetmja gjë që ka ndërtuar Edi Rama është një shtet i të korruptuarve.

Kështu ka ndodhur me mega-aferën e Inceneratorëve, kështu po ndodh me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë.

Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve të programit IPARD tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi, për të favorizuar klientët e zakonshëm që me këto fonde ndërtojnë vila në komplekset luksoze të bregdetit.

Për këtë skandal që nxiu faqen e Shqipërisë përpara partnerëve europianë dhe që pengon rrugëtimin tonë drejt BE-së, Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të zbardhur shpërdorimin e fondeve për bujqësinë dhe për të garantuar transparencën që qytetarët meritojnë.

Lufta e pakompromis ndaj korrupsionit dhe fundi i pandëshkueshmërisë në nivelet e larta të politikës janë prioritete të Partisë Demokratike, arritja e të cilave garanton ndryshimin që shqiptarët presin.”- shkruan Basha.

Vendimi i KE-së u mor  “bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II”, bëri të ditur dje Delegacioni i BE-së në Tiranë, duke saktësuar se kjo është një “masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian”. IPARD II (2014-2020) ofroi një mbështetje totale prej 71 milionë eurosh nga të cilat 25 përqind janë financuar nga qeveria shqiptare.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agroni: 09/08/2023 21:27

    O Lulush fonde nga Krifca ka marrë dhe Emin Gjana (i vogli) për një Bujtinë në Ujmisht (bujtina Gjana), janë fonde të IPARD II do ta ngresh dhe këtë financim për njerzit e pushtetit, se edhe ai me mbushjen e 1500 karrigeve dhe heqjen e 50000 anëtarëve besoj i ka shërbyer më mirë se sa një ministër

    Përgjigju
  • Italia si moter: 09/08/2023 17:25

    Flet edhe krye hajduti ,po ti ato 5 vilat me cfar i ke ndertuar ? Ju jeni partia e gjobvenesve ,sqaro me perpara aktivitetin tend ,nga sa u more personat qe i bere deputet ?kur ke propozuar ate zhein e Elbasanot mos ngelte handut pa u bere deputet .prandaj shkon rrumpalle ai vend nga babezia juaj per tu pasuruar more fytyr tav balte .ju jeno te mbaruar mpre kungull pa fara .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?