Banka e Shqipërisë

Kë po heton SPAK në Bankën e Shqipërisë për mashtrimin me mikrokreditë?

8 Korrik, 20:33| Përditesimi: 8 Korrik, 20:35

  • Share

TIRANË- SPAK ka nisur një hetim për mashtrimin me mikrokreditë. Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili në një takim me dyer të mbyllura me gazetarët tha se SPAK ka një hetim, por jo për denoncimet e qytetarëve. Dumani ka thënë për gazetarët se Prokuroria e Posaçme ka një hetim për një objekt konkret në Bankën e Shqipërisë, pro pa dhënë shumë detaje të tjera, duke lënë kështu mister se kush është personi që është në hetim.

Dumani i shprehu ngushëllime familjarëve të të ndjerit Pal Trashaj nga Lezha,  i cili i dha fund jetës jashtë ambienteve të  Prokurorisë së Posaçme duke kërkuar që çështja e tij të hetohet nga SPAK. Po pavarësisht se kjo strukturë nuk heton kallëzimet e qytetareve sçrish në SPAK këtë të hënë disa qytetarë janë paraqitur për të bëre kallëzime në lidhje me mashtrimet me microkreditë.

Dumani: Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por ne nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi një hetim, për një objekt konkret ndaj Bankës së Shqipërisë. Nuk bëj komente. Realisht dhe ne na vjen keq që qytetarët përplasen në dyert tona dhe për personat që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë lëndore. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi përpara dyerve të SPAK me z.Pal Trashaj dhe i përcjell ngushëllime familjes. Ka kërkesa të shumta nga ana e qytetarëve, por ligji na e ka përcaktuar qartë kompetencën lëndore.

Kujtojmë se në SPAK është paraqitur një dosje për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë në lidhje me mikrokreditë. Pas një kallëzimi të një qytetari, Prokuroria e Tiranës përmes një vendimi të 17 prillit, shpalli moskompetencën dhe i kërkoi Prokurorisë së Posaçme, SPAK, që të kryente hetime të mëtejshme ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për veprën e “shpërdorimit të detyrës” dhe shoqërisë MCA veprat e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Prokuroria e Tiranës vlerëson se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dyrdyl Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 11/07/2024 07:29

    Si ka mundēsi qē hajduti Gent Sejko vazhdon e qēndron guvernatori bankēs ? ? ? E mytēn hajdutat Shqiprin e shkret.

    Përgjigju
  • Finished: 09/07/2024 08:54

    Po ministria e Ðrejtesise qe licenson firmat hajdute pse nuk hetohet...

    Përgjigju
  • Xhani turku: 09/07/2024 06:53

    Po per fondin besa pse nuknhetojne dhe ata jan gjakpirsa!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?