KE: Politikat e reja të Elon Musk në X ndihmuan në përhapjen e propagandës ruse

2 Shtator 2023, 17:16| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 17:17

  • Share

Sipas një studimi të Komisionit Evropian, politikat e reja të Elon Muskut në Twitter nuk arritën të trajtojnë propagandën ruse.

Në raportin e tij, organi qeverisës i Bashkimit Evropian tha se pavarësisht angazhimeve për të ndërmarrë veprime kundër propagandës ruse nga kompanitë e mediave sociale, përhapja e dezinformatave në platforma të tilla 'shpërtheu'. Dhe në X, dikur Twitter, dezinformatat ruse u rritën, raportojnë mediat e huaja.

“Gjatë vitit 2022, audienca dhe shtrirja e llogarive të mediave sociale të lidhura me Kremlinin u rrit ndjeshëm në të gjithë Evropën. Analiza paraprake sugjeron se shtrirja dhe ndikimi i llogarive të mbështetura nga Kremlini është rritur më tej në gjysmën e parë të vitit 2023, i nxitur veçanërisht nga zbehja e standardeve të sigurisë së Twitter”, thuhej në raport.

Më 25 gusht, BE publikoi rregulla të reja digjitale për platformat më të mëdha të mediave sociale, Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA).

DSA është krijuar për t’i mbajtur përdoruesit të sigurt në internet dhe për të ndaluar përhapjen e përmbajtjes së dëmshme dhe platformat që bien nën rregullat e reja përfshijnë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, LinkedIn, Snapchat dhe X.

Në raportin e tij, Komisioni Evropian doli në përfundimin se nëse DSA do të ishte funksionale para muajit të kaluar, kompanitë e mediave sociale, përfshirë X, do të kishin shkelur detyrat e tyre ligjore.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?