Sport

'Kë pret arbitri i Dukës te penalltia? Sistem i tërë kriminal', shfryn Erion Braçe për humbjen e Partizanit

21 Maj 2021, 21:34| Përditesimi: 21 Maj 2021, 21:36

  • Share

Partizani humbi shansin sot të ketë gjithçka në dorë në ndeshjen e fundit për titullin kampion. Vllaznia i mundi falë një penalltie të dyshimtë, të shënuar nga Marku, por të shoqëruar me shumë polemika dhe kundërshti nga kampi i kuq.

Erion Braçe, zëvendës kryeministër i vendit dhe tifoz i thekur i Partizanit reagon ashpër dhe sulmon drejtpërdrejt arbitrin Enea Jorgji dhe presidentin e Federatës, Armand Duka.

" Shiheni: Dora e Belicës është ngjitur me trupin, mbron hijen! Arbitri i Armando Dukes, Enea Jorgji është qartësisht në fushëpamje, e sheh qartë fare. Arbitri i Armando Dukës, Enea Jorgji nuk vendos, por i kërkon mendim anësorit, arbitrit të Armando Dukës, Kreshnik Bajramajt, që është në krahun tjetër, as sheh gjë hiç. Nuk vendosin e presin, por kë presin? Kë? Pas tre minutash, ku as kanë ekran të shohin, pra as VAR e as shkojnë kund të shohin rastin, vendosin penallti! Tani shiheni prape. A është dorë e hapur kjo? Jooooooo! Fare! Kjo është ndyrësira që nuk nis e mbaron tek Enea Jorgji. Është një sistem i tërë kriminal, brenda të cilit është dhe televizioni, që pastron llumin që konsumohet në fushë! Neveri, neveri! Mllefi ndaj një ekipi që është i vetmi që luan drejt në këtë vend, prodhon këtë neveri qelibar siç thotë llumi i llumit te televizionit! ", shkruan Braçe.

 


Lajmi kryesor:

'Arbitri na hodhi në erë sezonin', Daja pas humbjes së Partizanit: Nuk e di çfarë ka Jorgji me mua (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?