Ekonomi

KE raport për situatën ekonomike në Shqipëri: U godit lehtë nga COVID! Rindërtimi e turizmi frenuan recesionin e fortë

1 Maj 2021, 16:31| Përditesimi: 1 Maj 2021, 18:03

  • Share

Përkundër të gjitha parashikimeve të bëra në nisje të pandemisë, rënia ekonomike e Shqipërisë ishte ndër më të ultat në rajon. Ky fakt tashmë konfirmohet edhe nga një raport i Komisionit Evropian i dedikuar situatës ekonomike të vende kandidate për në Bashkimin Evropian.

Sipas analizës recesioni në Shqipëri ishte në nivelin e 3.3%, duke u renditur e dyta ndër vendet fqinje, pas Serbisë e cila pësoi një rënie në nivelin 1%. Ndër vendet me rënien më të lartë renditet Mali i Zi me 15.2% që ngjason me strukturën ekonomike të Shqipërisë e cila është e bazuar tek sektori i shërbimeve dhe turizmi. Më pas është Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina me -4.5% dhe Kosova me -3.9%. 

Ndikim në këtë rënie të ulët sipas vlerësimit të Komisionit ka dhënë përmirësimi i turizmit në muajit e verës si dhe sektori i ndërtimit i ndikuar edhe nga rindërtimi i vendit pas tërmetit.

Por nga ana tjetër Komisioni Evropian vlerëson se ekonomia e vendit do të rikuperohet këtë vit më ngadalë sesa parashikimet e qeverisë shqiptare. Konkretisht sipas raportit rritja këtë vit do të jetë 3.7% më e ulta në rajon, dhe në vitin 2022 do të kemi përmirësimin më të madh se fqinjët prej 4.6%. 

Ndërsa Banka Botërore ka vlerësuar pak ditë më parë se ekonomia shqiptare do të rritet me 4.4% përqind këtë vit e ndihmuar procesit i vaksinimit dhe turizmi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?