Ana Pisonero

Politikë

KE shpjegon se çfarë duhet të përmbushë Shqipëria para konferencës ndërqeveritare: Nuk janë 15 kushte

19 Qershor 2020, 19:49| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 19:58

  • Share

Pasi opozita jashtë parlamentit publikoi lajmin se Parlamenti Evropian miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane për 15 kushtet, Komisioni Evropian ka bërë një sqarim për numrin e kushteve para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Europian për Partneritet Ndërkombëtar, Fqinjësi dhe Zgjerim thotë se ato nuk janë 15 kushte.

“Përfundimet e Këshillit të Marsit kanë përcaktuar qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria para konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo lidhet me: miratimin e reformës zgjedhore; garantimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore; garantimi i vijimit të zbatimit të reformës në drejtësi.  Shqipëria duhet gjithashtu të përforcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Keto nuk janë 15 kushte”, thuhet në sqarimin e zëdhënëses së KE, Ana Pisonero dhënë për Euronews Albania.

“Përballja me fenomenin e aplikimeve të pabaza për azil, garantimi i riatdhesimit të tyre, si dhe ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ishin gjithashtu përparësi të rëndësishme”, thuhet në reagimin e Komisionit për pjesën e para-kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ndërsa pjesa e tjetër e kërkesave lidhet me kuadrin negociues dhe nga vendi kërkohet që ato të plotësohen gjatë procesit të negociatave:

“Për më tej, përfundimet e Këshillit parashikojnë se Kuadri Negociues do të reflektojë një numër çështjesh që Shqipëria do të vijojë t’i adresojë në periudhën e ardhshme, dhe si pjesë e procesit të negociatave. Puna në këto fusha po vijon për momentin. Komisioni do të vijojë të monitorojë përparimin e vendit në të gjitha fushat dhe të mbështesë përpjekjet vijuese të Shqipërisë”, përfundon sqarimi i Komisionit.

Pretendimi i Partisë Demokratike për miratimin e 15 kushteve nga PE u kundërshtua nga kryeministri Rama, i cili tha se nuk është e vërtetë, ndërsa ironizoi opozitën duke thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

Komento

Komente

  • Ariu bozdovecit: 20/06/2020 13:03

    Jane 15 kushte po nuk I plotesove ska BE ose te japin dorheqje

    Përgjigju
  • Ariu: 19/06/2020 20:29

    Nuk jane 15 kushte por jane 15 kerkesa qe duhet te plotesohen. Pa u plotesuar ato, nuk ka negociata. Atehere nese jane kushte apo kerkesa, e njejta gje eshte, pa u plotesuar nuk ka negociara. Pra ne fund jane thjesht kushte!

    Përgjigju
    • Hans-Georg Nielsen: 20/06/2020 10:48

      "The conclusions of the March Council have clearly defined what Albania should do before the first intergovernmental conference. This is related to: the adoption of electoral reform; guaranteeing transparent financing of political parties and election campaigns; guaranteeing the continuation of the implementation of justice reform. Albania must also step up its fight against corruption and organized crime. These are not 15 conditions " , it is said in the explanation of the spokesperson of the EC, Ana Pisonero given for Euronews Albania.

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?