Këngëtarja e famshme, Ariana Grande

VIP & Spektakël

‘Ke tradhëtuar të dashurin’, këngëtarja e njohur kapet keq me komentuesen (Foto)

11 Gusht 2018, 16:35| Përditesimi: 11 Gusht 2018, 16:45

  • Share

Këngëtarja e famshme është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të lidhjes së saj me Pete Davidson dhe për mënyrën se si lidhja mori rrjedhën e saj drejt fejesës kaq shpejt.

Dikush nga ndjekëset në rrjetin social Instagram e ka shënjestruar këngëtaren për shkak të këngës që i ka dedikuar Davidson, e cila mban edhe të njëjtin titull si emri i të dashurit.

“Pete Davidson është kënga që unë do ta anashkaloj gjithmonë,”- shkruan ndjekësja.

Grande menjëherë ka reaguar me një përgjige të pasjellshme ndaj ndjekëses, e cila ka vazhduar diskutimin duke i thënë : Ari tradhëtoi Mac-un!

“Nuk e kam bërë… po gjithsesi, mund të shkosh të bezdisësh dikë tjetër? Je shumë e mërzitshme,”- është shprehur këngëtarja e cila nuk ka duruar më.

Në fakt Ariana është përmendur shumë herë për këtë fakt, pasi pas ndarjes nga reperi Mac Miller në prillin e kaluar, ende pa kaluar muaji shpalli lidhjen me komedianin Davidson, duke lënë dyshime nëse ka qenë me të dhe gjatë lidhjes së mëparshme.

Komentet në foton e Ariana Grandes 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?