Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albion Kurti

Opinion

Kë trazoi vizita e Ramës në Prishtinë?

27 Shtator 2021, 21:14| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 21:15

  • Share

Edi Rama sot ka qenë në një vizitë zyrtare në Kosovë. Një ditë pas kthimit nga Nju Jorku ku bëri thirrje për njohjen e Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara Rama theksoi se ”Kjo asamble nuk është e plotë dhe s’do të jetë e plotë pa Kosovën. Më keni dëgjuar të bëj thirrje për njohjen e Kosovës, është ftesë për të njohur realitetet e reja nuk është fiksim. Kujtdo që do ta shohë se një Kosovë e pavaruar dhe sovrane është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh. Maturia kuraja do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e të shkuarës”

Mirëpo, si për ta materializuar atë që tha në Nju Jork, siç në fakt e ka bërë edhe më parë në mes të Beogradit, Rama fill pas kthimit nga përtej Oqeanit u drejtua për në Kosovë, ku gjakrat janë nxehur me Serbinë për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes së targave nga ana e kësaj të fundit.  Gjuha e tij sot ishte e drejtpërdrejtë, pa diplomaci dhe krejt e qartë sa i përket faktit që e drejta i takon Kosovës dhe se paqja duhet të prevalojë mbi provokimet që Serbia po bën në Veri.

Mjafton fakti që serbët janë tërbuar që nga reagimi i parë i Ramës për situatën në Veri, për të kuptuar se në fakt sa i përkët interesit kombëtar, kryeministri shqiptar nuk çedon. Takimet e sotme të tij në Kosovë flisnin për Bashkim, përtej ideve të ndryshme që ka edhe brenda një familje. E ky prapë ishte një mesazh i fortë për Serbinë apo disa tjerë në Tiranë që fërkojnë duart (madje hedhin benzinë) kur shohin që ka pikëpamje të ndryshme politike nga Tirana në Prishtinë. Takimet e sotme të Ramës në Kosovë ishin mesazhi me paralizues për këdo që fërkon duart nga një përçarje e mundshme shqiptare. Këta janë të mërziturit e ditës!

Por përtej takimeve natyrisht që shumë të rëndësishm ishin mesazhet që u tejçuan nga Tirana në Prishtinë. Kryeministri Rama mund të kishte shkuar në Prishtinë kurdo, por vajtja sot, një ditë pas kthimit nga OKB dhe në mesin e një lufte të ftohtë me Sebinë është një mesazh i fortë për kundërshtarët dhe çdo cinik në Tiranë. Mesazhi i Ramës për Serbinë ishte i qartë, ajo nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të provokojë më. Mesazhi për BE-në ishte poashtu i qartë: Nuk e mban fjalën ndaj shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë. Mesazhi për klasën politike në Kosovë ishte i pastër: Jemi bashkë.

Natyrisht që të gjitha këto kanë mërzitur Beogradin e Moskën e disa politikanë me vijë të kuqe në Tiranë, por për shqiptarët sot ishte një ditë e mirë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?