Armët e sekuestruara

Kronikë

Kërcënonte me kallashnikov familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Krujë. Në banesë i gjenden 3 armë (EMRI)

6 Gusht, 12:39| Përditesimi: 6 Gusht, 12:43

  • Share

Një 41-vjeçar në Qerekë të Krujës është arrestuar nga policia pasi kërcënonte me kallashnikov familjarët e tij.

Në pranga ka rënë Ervis Visha, i arrestuar në flagrancë nga uniformat blu, duke shmangur kështu një ngjarje të mundshme kriminale brenda familje. 

Gjatë kontrollit në banesë, përveç kallashnikovit që kërcënonte familjarët, atij iu gjetën edhe 2 armë të tjera gjahu.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje kriminale në një familje në fshatin Qerekë.

Arrestohet një 41-vjeçar që kanoste për jetën, familjarët e tij.

Në banesën e tij, u gjetën 3 armë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar se një shtetas po kanoste me armë zjarri kallashnikov, familjarët, në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. V., 41 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?