Gjykata Kushtetuese

KED i dorëzoi 3 emra, Gjykata e Lartë vendos më 12 shtator për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetues

19 Gusht 2022, 10:25| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 10:26

  • Share

TIRANË- Katër ditë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar listën me tre kandidatët për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Kushtetuese, Gjykata e Lartë ka vendosur të thërrasë mbledhjen e gjyqtarëve më 12 shtator ora 10:00.  Mbledhja është thirrur nga zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Më 15 gusht KED dërgoi renditjen e kandidatëve në Gjykatën e Lartë. Pas kontrollit të kryer nga KED, në listë është renditur i pari gjyqtari i apelit Ilir Toska, aktualisht anëtar i Këshillit të lartë Gjyqësor. Toska është vlerësuar me 85.44 pikë, ndërsa i ka kaluar të dyja shkallët e vettingut.

Në listën e KED është renditur e dyta gjyqtarja Manjola Xhaxho me 83.34 pikë, ndërsa e treta gjyqtarja Holta Zaçaj me 82.2 pikë. Lista e renditjes nga KED i është drejtuar Gjykatës së Lartë e cila do të përzgjedh një nga tre kandidatët. Gjykata e Lartë propozon dhe ka te drejte emërimi për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9 që ka gjithsej ajo. 3 përzgjidhen nga presidenti dhe 3 të tjerët nga Parlamenti.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?