‘Kei’, kopshti më i ri në kryeqytet, mirëpret 220 fëmijë! Veliaj: Së shpejti, kopësht e çerdhe të re edhe në Astir

5 Prill 2023, 15:55| Përditesimi: 5 Prill 2023, 16:01

  • Share

“Kei” është kopshti më i ri në kryeqytet i cili do të hap dyert për 220 fëmijë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës së tij tha se është një bekim për prindërit që e kishin kërkesë shtimin e ambienteve të reja publike për fëmijët në këtë lagje.

“Kopshti ‘Kei’ është ndoshta një nga kopshtet dhe çerdhet më të bukura në Tiranë: ka ashensor, tre kuzhiniere të përkushtuara, ka psikologë dhe mësues që merren me çështjet kreative. Është një bekim i madh! E di që, kur nuk ke bërë asnjë kopësht, asnjë çerdhe dhe asnjë shkollë, e ke shumë kollaj t’i nxjerrësh sytë tjetrit që po punon për këtë punë.- tha Veliaj.

Veliaj dha lajmin për të gjithë banorët e Astirit, zona ku së shpejti do të hapet një kopësht dhe një çerdhe e re.

’Në Astir trashëguam një zonë të ish-komunës në Kashar, e cila drejtohej nga ata që nuk dinin të bënin asnjë punë, asnjë kopësht e asnjë çerdhe. Nuk lanë asnjë hapësirë bosh. Vërtet privatit i thuhet ndërto, por do i lësh një hapësirë edhe bashkisë për kopshtin, shkollën dhe parashkollorin. Por, ajo që trashëguam nga ata që nuk bënë asnjë punë, ishin vetëm rrënoja. sqaroi kryebashkiaku.

Edhe deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj pohoi faktin se ky kopësht i ri është me kushte shumë të mira dhe mjetet didactive të nevojshme për mësim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asrtirxhiu: 05/04/2023 21:54

    ke 8 vjet qe s'ke bere as kopesht ,,as shkolle ne astir....te pres une dhe 8 vjet te tjera...hajde gomar hajde...

    Përgjigju
  • S'ka ndal!: 05/04/2023 19:36

    Ore Demagogu Makjavelist,boll me rrena o Pinok,po shiko rrugën Loni Ligori gjithë baltë e pa trotuare.., mirë në Astir,po në mes të Tironës te 21 Dhjetori nu ka trotuare,edhe në rrugën Frosina Plaku që shtrihet,nuk bëre Trotuare hiç,0...Po aty te ish spitali 5,midis lagjes së prefabrikate duket si Albanistan,ska ndal?!

    Përgjigju
  • Lali: 05/04/2023 17:41

    O lali eri e ke ber balte me astirin.cdo 4 vjet premton kopsht e cerdhe por vetem pallate ben. A ke turp kur ben te njejtat genjeshtra.

    Përgjigju
  • Naruto: 05/04/2023 16:05

    Vendi po zbrazet kurse keta ignorant e hipokrit vazhdojne te fshehin varferine dhe korrupsionin ne te cilin e kane zhytur vendin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?