Keidi Bare zëvendëson Lilajn e dëmtuar, Bushi merr Çinarin

24 Mars 2018, 14:35| Përditesimi: 24 Mars 2018, 14:39

  • Share

Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj, është dëmtuar gjatë stërvitjes dhe nuk do të jetë i gatshëm në ndeshjen miqësore përballë Norvegjisë, që është planifikuar të luhet ditën e hënë, në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri Panucci e ka gjetur zëvendësuesin e tij dhe me Kombëtaren A ka grumbulluar kapitenin e Shpresave, Keidi Baren.

Mesfushori i Atletico Madrid u paraqit mirë në ndeshjen përballë Sllovakisë U-21, pavarësisht se në fund ekipi u mund me shifrat 2-3. Ky është futbollisti i tretë që Panucci i merr Bushit, ku më parë i mori Abazajn dhe Ramadanin.

Ndërkohë, Alban Bushi nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka menduar për të gjetur zëvendësuesin e kapitenit Keidi Bare. M egrupin e Shpresave pritet të bashkohet mesfushori i Vllaznisë, Erald Çinari. Çinari ka treguar një formë të mirë te Vllaznia dhe mosha e tij e lejon që të luajë me Shpresat.

Kjo ftesë ishte krejtësisht e papritur për mesfushorin shkodran. Me mungesën e Bares, shiriti i kapitenit te Kombëtarja U-21 pritet t’i kalojë njërit mes Çekiçit dhe Seferit, ku më i favorizuar duket mesfushori pogradecar, duke qenë se është një ndër më “të vjetrit” në skuadër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?