Keisi Medini ishte banorja që la shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e kaluar. Ajo u shpreh se do e presë Kristin kur të dalë jashtë dhe nëse do t’i shkruajë, atëherë mund të vijojnë njohjen. Të dy nisën lidhjen e dashurisë brenda shtëpisë por që përfundoi me hyrjen e Lorencit që u përfol se ka pasur një histori me të.
Një reagim erdhi edhe nga Sabiani pas daljes së Keisit. Ai akuzoi produksionin se e kanë nxjerrë pasi ia bënë jetën telenovelë.
“E nxorrët ëngjellin tim pasi iu bë jeta telenovelë. S’besoj se e ka nxjerrë publiku. Gjithsesi jam i lumtur që mu kthye në shtëpi”, shkroi Sabiani.
Kujtojmë se kur nisi lidhjen me Kristin, Sabiani nuk ishte dakord dhe u fut brenda shtëpisë ku i pa gjërat ndryshe dhe e mbështeti çiftin. Por menjëherë pas daljes së tij, Keisi zgjodhi që ta përfundojë lidhjen.
shume e bukur kejsii
Përgjigju