Kerisi Medini dhe Lorenc Hasrama

Keisi pranon se ka ndjenja për Lorencin, këngëtari e përqafon

30 Mars 2023, 17:11| Përditesimi: 30 Mars 2023, 17:15

  • Share

Historia e mbyllur e Lorencit dhe Keisit, e cila u bë publike në shtëpinë e Big Brother duket se po rinis sërish.

Pasi vëllai e madh e pyeti për raporin që kishte me Keisin, Lorenci zgjodhi të shprehej pa marrë parasysh nëse kjo e fundit dëshironte apo jo të bëhej publike lidhja e tyre në të shkuarën.

Deklarata e Lorencit në dhomën e rrëfimit, shkaktoi debat mes banorëve, të cilët e konsideruar veprimin e Lorencit  si një lojë për të marrë vëmendje në prime.

Por kjo nuk u pa kështu nga Kjesi, e cila jo vetëm nuk u hodh kundër veprimit të tij por ishte mjaft e qëtë dhe e patrazuar.Së fundmi Keisi, i ka thënë  Lorencit dhe Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të Big Brother VIP.

Teksa qëndronin në kuzhinë, modelja la të nënkuptohej se presoni në fjalë ishte këngëtari, pasi u shpreh se ishte personi që kishte përballë në bisedën që po zhvillonte me të. Më pas Lorenci u afrua drejt saj duke i dhënë një përqafim.

 

Pjesë nga biseda:

Keisi: Po si nuk e gjetët sekretin tim? Që isha e dashuruar

Lorenci: Me kë mi? Me Kristin?

Keisi: Jo, e kam përballë.

Lorenci: Shikoje cfarë thotë, paska thënë që jam dashuruar me një person, përballë.

Nita: Oo kuku

Lorenci: Tani e kapa unë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?