Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj deklaroi se pas pazarit të votës në vitin 2017, Rama po bën pazarin e gjësë së gjallë me blerjen e deputetëve që po pranojnë mandatet.
"Vendi prej dy vitesh nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Procesi i Vettingut po kryhet me 2-3 standarde. Ajo që ndodhi me parlamentin pas lënies së mandateve nga ana jonë, vërtetoi pazarin e gjësë së gjallë. Nëse në 2017 u bë pazari i votës, tani ai bleu deputetët. Gjëja e gjallë shitet, blihet. Për më tepër që kushtetuta e thotë qartë edhe sikur aty të ketë njerëz që ndajnë një bindje, parlamneti i republikës përbëhet nga 140 deputetë, as nga 139. Në pikëpamjet e përfaqësimit në parlament mungon vullneti i gjysmës së votuesve. Ai parlament nuk ka deputetë të zgjedhur lirisht", u shpreh Mehmetaj.
Lajmi kryesor: