Fotoja e publikuar nga Flori ku shihet në krah të Kejsi Tolës

VIP & Spektakël

Kejsi Tola dhe Flori Mumajesi bashkë?! Këngëtari trazon ujërat me foton e fundit, fansat: Ikën një, vjen më e mirë tjetra

16 Dhjetor 2018, 09:59| Përditesimi: 16 Dhjetor 2018, 10:08

  • Share

Prej ditësh në media po hidhen dyshime dhe aludime për një lidhje mes këngëtarit Flori Mumajesi dhe këngëtares Kejsi Tola. Kohët e fundit, ata po shihen gjithnjë e më shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por duket se Flori vazhdon t’i hedh dru zjarrit të ndezur tashmë nga portalet shqiptare. Ditën e djeshme, Flori ka postuar një foto në Instagram, ku shihet përkrah Kejsi Tolës dhe disa miqve të tjerë. Ata shfaqen të qeshur duke ngritur dolli me njëri-tjetrin. Kaq ka mjaftuar që fansat të nisin dhe të komentojnë, ku bien në sy komentet mbështetëse për Florin. Njëra nga komentueset, i shkruan Mumajesit me ironi: “Njëra ikën, vjen tjetra”-duke e ngacmuar kështu për këngëtaren Elvana Gjata.

Komenti në postimin e Florit në Instagram
Postimi i Flori Mumajesit

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?