Kejvina dhe Tea

Kejvina dhe Tea bëhen bashkë, çfarë po ‘kurdisin’ dy vajzat?

19 Shkurt 2023, 22:43| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 22:44

  • Share

Kejvina Kthella është bërë sërish aktive në rrjetet sociale që pas përjashtimit nga ‘Big Brother VIP Albania’, eksperiencë nga e cila doli jo mirë. Shpulla ndaj Luizit i kushtoi shumë madje arriti deri aty sa ajo të shkëputej nga rrjeti social ‘Instagram’. Pak kohë më parë ajo i dërgoi një dron Luizit ku i shkruante se e kishte xhan. Më pas, Kejvina hapi Instagramin duke bërë një shkrim ku kërkonte falje, Luizit dhe fansave të tij.

Marrëdhënia me ish-konkurrentët duket se nuk është harruar nga Kejvina. Sot, ajo ka takuar Tean, e cila së fundmi u eleminua nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Dy vajzat po shijojnë një gotë verë po duket se veset e krijuara brenda shtëpisë nuk harrohen kollaj.

‘Po zihemi për cigaret. Hahahah por jo jo duhemi, duhemi’- shkruan Kejvina në instastoy, duke cekur cigaret, për të cilat bëhej sherr brenda shtëpisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?