Artisti Robert Aliaj ka reaguar pas një situate të ndodhur mes modeles Kejvina Kthjella dhe djalit të tij Krist Aliaj, brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Roberti ka folur për momentin, i cili është bërë viral edhe në rrjet, kur Kejvina i futet në shtrat Kristit, por më pas pendohet dhe largohet duke thënë “s’ja vlen ky.”
Roberti tha për ‘Shqipëria Live’ se ky ishte një provokim i rëndë nga ana e Kejvinës dhe se djali i tij është vënë në presion psikologjik.
“Është e qartë, ajo që është e rëndësishme dua ta bëj të qartë për partizanët e mbrojtjes se shpesh ka pasur përqasje sikur po e mbroj unë Kristin. Kristi më mbron mua se unë e kam edukuar vetë e kam bërë të aftë për ta përballuar jetën e vet vetë, Kristi i ka kaluar dhe shumë dimensione të miat. Unë ndihmohem nga djali im se shumë përgjigje të pyetjeve të mia i marr nga Kristi. E thashë për tu pozicionuar se o do flas si baba o si analist për situatën aty brenda.
Kristi është vënë në pozitë të vështirë është shumë e vërtetë. Një provokim shumë i rëndë, nëse një djalë do ia bënte këtë një vajze e do i kërkonte publikisht me imponim që unë do fle me ty patjetër. Ju nuk e kuptoni që në kokën e një djali është një presion psikologjik që mund të ketë e pasoja te ai djalë nëse ai nuk do reagojë. Unë vura re përballjen brilante që bëri Kristi atje”- tha Robert Aliaj.
Kristit nuk I pelqejne gocat
PërgjigjuDo e thoshe te njejten gje nqs nje mashkull i futej nje femre me pahir ne krevat?